Qenia E Eperme Struktura Fenomenologjike Dhe Zhvillimi Historik

B20811
400 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 400 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Raffaele Pettazzoni (1883-1959): historian i fesë. Një nga akademikët e parë që propozoi një qasje historike për studimin e fesë dhe që dha një ndihmesë të vyer për institucionalizimin e «Historisë së feve» si një disiplinë historike autonome në Itali.
Nocioni i një Qenieje të Epërme buron nga vetë nevojat ekzistenciale të njeriut.
Ekziston një fenomenologji e Qenies së Epërme të orientuar drejt qiellit dhe një fenomenologji e Qenies së Epërme të orientuar drejt tokës. Ky polaritet përligjet fenomenologjikisht, sepse si qielli, ashtu dhe toka janë teofani, domethënë manifestime të së perëndishmes. Për më tepër, ky polaritet është i mbështetur mirë metodologjikisht, sepse përmbush premisat historike të fenomenologjisë (në këtë rast, të historisë së popujve të paqytetëruar) në pajtim me parimin, sipas së cilit, pa historinë, fenomenologjia priret të birret në një subjektivizëm pak a shumë arbitrar.
Fenomenologjia dhe historia plotësojnë njëra-tjetrën. Fenomenologjia nuk mund të bëjë pa etnologjinë, filologjinë dhe disiplina të tjera historike. Nga ana tjetër, fenomenologjia u jep disiplinave historike atë sens fetarie, që ato nuk mund ta rrokin. E konceptuar kësisoj, fenomenologjia e fesë është të kuptuarit fetar (Verständniss) të historisë, është historia në dimensionin e saj fetar. Fenomenologjia e fesë dhe historia nuk janë dy shkenca, porse dy aspekte plotësuese të një dhe të vetmes shkencë të fesë, dhe shkenca e fesë si e tillë ka një karakter të mirëpërcaktuar, të cilin ia jep lënda e saj unike.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase