Te Shesesh Shpirtin Zanati I Librashitesit

B20264
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1200 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Të lexosh Romano Montronin, që flet për zanatin e librashitësit, është pak a shumë
si të lexosh Danten që shpjegon se si shkruhet një poemë me tri kantika, Cellini-n
që flet për zanatin e argjendarit, ose për të qenë më modest, Landru-në, që tregon si
të vrasësh gruan. Domethënë, bëhet fjalë për të shijuar përvojën e një njeriu që këtë
zanat di ta bëjë, madje më mirë nga të gjithë.
Meqenëse Montroni ka përmbledhur jo vetëm përvojat e tij të punës, por edhe
mënyrën se si ia ka përcjellë ato të rinjve, që duan t’i afrohen botës së botimit.
Fatmirësisht, libraritë e sotme janë vende ku njerëzit mund të zbulojnë libra që nuk
i njihnin, t’i shohin, t’i prekin, por, mbi të gjitha, janë vende ku gjenden punonjës
që përmes kompjuterit dinë të të thonë se cili ishte titulli që kishe harruar, nëse libri
ka mbaruar vërtet, a nëse ekziston një botim i ri i tij.
Libri “Të shesësh shpirtin: Zanati i Librashitësit mund të kuptohet vetëm si një
manual për ata që duan të bëhen librashitës dhe, si i tillë, do të ishte i mjaftueshëm.
Por, meqenëse libri trajton një lloj “filozofie” të librarisë, besoj se mund të jetë
interesant për këdo që shkon në librari si klient; shërben për të ditur se çfarë mund
të presë, e madje se çfarë duhet të pretendojë, si dhe për të kuptuar se çfarë pune e
ndërlikuar, çfarë kompetencash kulturore e sa dije diplomatike fshihen pas atij që,
në pamje të parë, duket vetëm si një prezantim mallrash.
Pra, duke lexuar Montronin, kuptojmë se të jesh librashitës është një prirje e bukur.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase