Ushtrimet E Melankolise

B17148
950 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 950 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Për Lezhën, për nënën, për jetën, jetën e dashurinë, për vdekjen, melankolinë, poezinë e poetëve… Janë këto disa nga temat që prekin poezinë e përmbledhur në 157 faqet e përmbledhjes, që Zogaj e ka ndarë në katër cikle poetike; E paanë jeta, një klithmë larg fundit– ku spikatin poezi për vendlindjen, dhimbjen, vdekjen, zgjimet… Ushtrimet e melankolisë është cikli i dytë, të cilin autori e ka zgjedhur titullin e përmbledhjes, si një përgjigje e natyrës së poezisë së Zogajt. Cikli i tretë, ishte një herë poezia sjell ndjenjat e poetit dhe poezisë, jo më si krijim i dalë nga fantazia dhe pena, si një entitet më vete, madje edhe krijues, ndërsa autori i mundon pyetja …'po të më dojë poezia mua. ', disa faqe nga ky cikël ua ka kushtuar poetëve, bashkëvendësit të tij Ndoc Gjetja, Fatos Arapit, portugezit të shquar Fernando Pessoa, me të cilin Zogaj bën edhe analogji: “Shumë e kanë menduar Pessoa–n si poetin e vetmuar, të izoluar. nga shoqëria, por unë kam lexuar këto dhe artikuj të tij, ku ai duket shumë i përfshirë politikisht. Jo si një eksponent politik, por si një qytetar”, rrëfen Zogaj, ndërsa edhe veten e sheh po ashtu; një poet që nuk pushuar kurrë së qeni i tillë, jam edhe politikisht. Ndaj edhe këtë libër e sheh si një lloj replike, jo e llojit politik, por me pretendimin e një replike artistike përkundrejt atmosferës së kohës, të cilën Zogaj e shijon si të mbushur me tension, arrogancë, dëshpërim e dhunë. Ky është kontrapunkti i tij poetik, dimensioni i ndjenjave që i përgjigjet realitetit. Cikli i katërt dhe ai që përmbyll këtë libër, i cili pas pak ditësh do të gjendet në të gjitha librarit e vendit, titulluar Koka ka rritur shpejtësinë, është një lloj përsiatjeje filozofike e shpirtërore mes nostalgjisë për të kaluarën, gëzimit të çastit, të ardhmes. që bëhet e ka kaluar pandalshëm.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase