Poezi Te Zgjedhura Paul Celan

B19804
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Një ndër poetët më të rëndësishëm të gjuhës gjermane të periudhës së pasluftës. Paul Celani (pseudonim i Paul Antschelit) u lind më 23 nëntor 1920 në një familje hebreje në Cernăuți (Czernowitz) të Bukovinës, asokohe në Mbretërinë e Rumanisë (sot Chernivtsy, në Ukrahinë).
Faji i të mbijetuarit është trauma që përshkon pjesën më të madhe të poezive të tij. Me këshillën e Ruth Lacknerit dhe për t’i shpëtuar deportimit, më 1942 u regjistrua në zyrën e punës. Kështu, gjer në shkurt të 1944-ës, u mbajt në kampin Tăbărăști, pranë Buzăut. Pas marrjes së Czernowitzit nga Ushtria e Kuqe, në dhje- tor 1944 Celani u kthye në qytet dhe rifilloi studimet. Më 1945 u vendos në Bukuresht, ku punoi si përkthyes dhe lektor. Në vitin 1947 u largua për në Vjenë dhe më 1948 u vendos në Paris. Po këtë vit doli në Vjenë libri i tij i parë me poezi Rërë prej urnave (Der Sand aus den Urnen), të cilin e tërhoqi për shkak të gabimeve të shumta të shtypit. Më 1955 iu dha nënshtetësia franceze dhe i lindi i biri, Eriku. U shtrua disa herë në psikiatri, një herë nga 28 nëntori 1965 deri më 11 qershor 1966, sepse, në gjendje depresioni kish kërcënuar të shoqen, Gisellen, me thikë. Disa muaj para vdekjes, në tetor 1969, bëri udhëtimin e tij të parë dhe të vetëm në Jeruzalem. Ndër të tjerë, atje takoi kabalistin Gershom Scholem, shumë miq të rinisë nga Bukovina, si dhe poetët Jehuda Amichai e David Rokeah. Rrethanat dhe data e vdekjes së Celanit nuk janë sqaruar ende sa duhet. Me sa duket, ai u vetëvra më 20 prill 1970, duke u hedhur në Senë nga Ura Mirabo. Kufoma e tij u gjet më 1 maj 1970. U varros më 12 maj 1970 në Cimetière parisien de Thiais.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase