B13018
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Njeriu ndalet në një shej vendi në kohë, harron punën e përditës dhe rrëmon në vete për të gjetur fillin e humbun të ndjesive të veta. Ngjan kështu që mbas secilit varg të fshihet nga një grimë ngashërimi që po në atë çast kur autori iua përcjellë të tjerëvet shndërrohet në gëzim. Kështu shkruan Martin Camaj në këmishë të kopertinës së botimit "Njeriu vetëm e me të tjerë", në vitin 1978. Gëzimi që të fal arti, dmth gëzimi i zbulesës dhe i estetizmit të botës, rrallëherë ka prodhuar në letërsinë shqipe kaq shumë liri e vetmi sa në poezinë e Martin Camajt. Është fjala, mitra e kësaj lirie dhe vetmie. Te Camaj fjala është ndërtuese dhe përshkruese e botës. Është e thellë sa qenia e poetit dhe e gjerë sa bota e tij. Poezia e Camajt i jep një kuptim të ri fjalës, e risemantizon dhe e përdor vetëm atëherë kur është e nevojshme. Në poetikën e tij kundërvënia mes botës reale dhe botës së estetizuar e të esencializuar shfaqet me "mosprani", që është njëherësh pritje për një të vërtetë të epërme, të vërtetën e artit, dhe habi për zbulimin e saj, thellë brenda vetes.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment