Kush Humbet Atdheun Eshte Shopen

B20636
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Kush humbet atdheun është Shopen» është libri i gjashtë i autorit me poezi. Libri i tij i parë është botuar në vitin 1970 të shekullit të kaluar. Ai gjithmonë është shquar më shumë si poet, ndonëse ka mjaft botime në prozë.
Ky libër është ndarë në katër pjesë. Në pjesën e parë përmblidhen poezi të shkruara në Nju Jork. Ato janë lirika tërësisht autobiografikë që shquhen për një tis trishtimi e nostalgjie për dashurinë e humbur. Qyteti i madh është indiferent për poetin, ai s'gjen aty gjurmë të dashurive që shkuan. Kopshti i tyre është larg, dhe për fatin e keq lulet atje janë tharë.
Megjithatë, pjesën e parë ku përmblidhen këto poezi nën titullin: «Ku kanë shkuar ato puthje» e përshkon dhe një dritë e lehtë satire, ku duket se poeti që vuan prej nostalgjisë, gati si një sëmundje, vë në lojë veten.
Në pjesën e dytë: Kush humbët atdheun është Shopen, vargu i lirë bëhet më i menduar, nota lirike ia lë vendin meditacionit dhe përsiatjeve filozofike për çështje që shqetësojnë kombin e tij tashmë të braktisur. I dhëmb kjo, se edhe në vendin e huaj nuk e ka gjetur Eldoradon.
Në pjesën e tretë, Haiku, i ndikuar prej mjeshtërve të mëdhenj të lindjes, Amerikën e rrokaqiejve e ka bërë të vetëmjaftueshëm në vetëm tre vargje. Është e bukur sinteza, që më pak, fare pak fjalë, të thuash shumë mendim.
Ajo që bie në sy te haiku është transmetimi i mendimit në mënyrën më të thjeshtë, të drejtpërdrejtë, përplot imazh dhe fluiditet. Nju Jorku gjigant i parë më syrin e haikut dukët si një atlet që bën garë mbi lule.
Në pjesën e katërt: Poema, përjetimet janë më të thella, ato përziejnë kohët shqiptarë me ato amerikanë, me densitet gjetjesh, mendimesh, përcjellë me emocion të fuqishëm. Janë shtatë poema që përshkohen prej një lirizmi të shqetësuar ku bën majë nostalgjia.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase