Arie T'krisuna

B22004
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Desantila i drejtohet me guxim nji përvoje ekzistenciale dhe poezia që na ven përpara braktis në mënyrë flagrante konceptin romantik. Vargu i saj, si tingull i zvarritun violonçeli, kambëngul me na dhanë idenë e dhimbjes me pak masa, na thërret në nji kombinim elegant fjalësh e na detyron me hy brenda saj, si nji njeri që ndeshet me universin e nji bote të panjoftun. Botë vargjesh, ku muzikaliteti asht nji prej tipareve kryesore. Midis nji vokacioni kondensues të thanieve aluzive, çdo fjalë e saj vishet me ngjyra e mandej shndërrohet në tingull kumbues, të realitetit misterioz që ajo kërkon me ndërtue, tue i dhanë jetë shumë temave që shqetësojnë raportin unë-botë.
Leon Lekaj Poezia e Desantila Qerimaj është shprehëse, komunikative e me një eufoni të vargut, sikur kërkon të dëshmojë shkollimin muzikor të autores. Ndonëse autorja është migrante, poezia e saj s'është e tillë. Ajo na vjen si ftesë për një udhëtim introspektiv në troje ku fjalët bartin ide e jo anasjelltas. Poezia e Desantila Qerimajt i ikën pretenciozitetit e i qaset lexuesit me respekt. Unë jam i bindur se edhe lexuesi do ta respektojë në të njëjtën mënyrë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase