Renia E Qytetit

B13394
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Dritarja e trenit është media kritike. Kjo përcaktohet nga fakti se hekurudhat shpesh kalojnë në vende që nuk mund të thuhet se janë vitrinat e krahinave apo qyteteve që anashkalohen. Si të thuash, treni kalon nga pjesa e pasme e zonave urbane apo rurale, pranë magazinave, rrugëve dytësore, rrethinave periferike të qyteteve, ku praktikisht pret të shohësh karvane romësh pa vendbanim të caktuar, kanalizime të ndotura, togje plehrash urbane, lloj – lloj magazinash të çrregullta, baraka ku hyjnë dhe dalin fëmijë të pistë, ferra, vija të thara uji, gjithçka pra që i vjen radha në fund për t’u rregulluar dhe, tamam si ato depot e shtëpive, mbushen me gjithfarë rrangullash të vjetra që zbrazin dhe lehtësojnë nga orenditë e tepërta dhe të vjetra dhomat e zbukuruara tashmë, ku priten mysafirët: aeroportet, hotelet, taksitë, metropolet.
Kurse dritarja e avionit, taksisë, hotelit metropolitan është media servile. Nuk e di përse përherë kam menduar se udhëtimi me avion, sado i shpejtë dhe i rehatshëm të jetë, krijon një efekt mashtrues të jashtëzakonshëm. I kalon vendet sipër një mjegulle resh që si bomajë gjigande nivelon thepat e tokës, mbulon gjithçka me një napë të bardhë gjtihëfshehëse, sheh relievet nga lart, nga larg, pozicion që përbën edhe këndin më të përshtatshëm për të pasur një imagjinatë gabuese, altruiste, mbi botën.
Hapësirat e aeroporteve, taksive, hoteleve metropolinate duken si perde e kadifejtë që mbulon një univers real, nuk dihet më të mirë a më të keq nga sa duket, por gjithsesi, të ndryshëm nga ai që vëzhgohet. Ashtu sikurse bornaja mjegullore e reve të para nga lart prej dritares së avionit, ato janë kudo njësoj. Të duket sikur udhëton nga asgjëkundi për në asgjëkund.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase