Biseda Mbi Filozofine Bashkekohore

B18283
1.250 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1250 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Në një vëllim prej 300 faqesh libri trajton një varg çështjesh me të cilat preokupohet mendimi filozofik bashëkohor. Në kapitullin e pare, i cili titullohet “Filozofia e sotme kontinentale” autorët trajtojnë rrymat më të rëndësishme të filozofisë bashkëkohore evropiane, dialogjikën e tyre, me theks të veçantë dialogun në mes filozofisë franceze dhe asaj gjermane. Në kapitulli e dytë të librit rimerret në trajtim gjendja aktuale e mendimi filozofik të Marksit pas rënies së komunizmit, ideologjisë e cila ishte frymëzuar nga ky mendim. Në këtë kapitull autorët Kullashi dhe Latifi elaborojnë pikëpamjet e Marksit vlerat teorike të të cilave kanë arritur t’i mbijetojnë shembjes së komunizmit. Një kapitull i veçante, ndërkaq, i është kushtuar filozofisë së Michel Foucault, njërit prej mendimtarëve më me ndikim në filozofinë bashëkohore. Njëra nga çështjet me të debatueshme në filozofinë kontinentale, në vazhdimësi, ka qenë çështja e angazhimit politik të intelektualëve. Duke zënë fill qysh me Platonin kjo çështje është shndërruar në traditën e madhe të idealizmit politik, brenda të cilës intelektualët e filozofët kanë ndërtuar projeksionet e tyre për transformimin e botës politike me qëllim të realizimit të një vizioni moral për shtetin dhe shoqërinë. Duke u nisur nga kjo premisë shpeshherë intelektualët kanë bërë gabime të mëdha politike, të cilat i kanë dëmtuar kredencialet e tyre filozofike. Kapitulli i pestë i librit “Biseda mbi filozofinë bashkëkohore” trajton pikërisht këtë raport të intelektualëvve me politikën, rreziqet, dobitë dhe paradokset e tij. Libri mbyllet me kapitullin e gjashtë të titulluar “ filozofia dhe problemet bashkëkohore të religjionit”. Në këtë kapitull analizohen fenomenet bashëkohore të lidhura me religjionin, sikurse janë sekularizimi dhe kriza e tij, ekstremizmat dhe fundamentalizmat fetarë, rikthimi i religjionit në debatin publik të shoqërive bashkëkohore, e të tjera. Libri është paraprirë nga një parathënie e shkruar nga Blerim Latifi mbi gjendjen e sotme të filozofisë, statusin e saj epistemologjik dhe mundësitë e saj në raport me sfidat e botës bashkëkohore. Duke iu referuar Raymond Aron-it se “Njerëzit nuk kanë arritur deri në atë pikë sa t’u mungojnë rastet dhe shkaqet për t’u vrarë me njëri tjetrin.Nëse toleranca lind nga dyshimi, atëherë le të mësojmë të dyshojmë për modelet dhe për utopitë, që të kundërshtojmë profetët e shpëtimit dhe lajmëtarët e katastrofave. Le të urojmë ardhjen e skeptikëve, nëse ata do ta shuajnë fanatizmin”, Latifi shkruan se “kjo ardhje e skeptikëve është ardhje edhe e filozofëve, pra e “zanatit” të tyre - filozofisë. Si rrjedhojë, ajo s’ka kohë për të vdekur, sepse ende ka punë për të bërë. Natyrisht brenda limiteve të “rrëfimeve të vogla”. Ky është virtyti i modestisë, të cilin filozofia ia ka mësuar vetes pasi ka përvetësuar atë që Kundera e quan mësimi i shekullit XX për pamundësinë e ndryshimit revolucionar të botës. Nihilizmi nuk del detyrimisht prej këtij mësimi. Mundësitë e veprimit përmirësues në “lagjet e botës” vazhdojnë të jenë të hapura” . Muhamedin Kullashi është profesor i filozofisë në Universitetin VIII të Parisit. Blerim Latifi është profesor i filozofisë politike dhe filozofisë së religjionit në Universitetin e Prishtinës.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase