Ishulli I Arturos

B21400
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1200 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Romani rrëfen biografinë e Arturo Gerace, një djaloshi që rritet i vetmuar në brigjet e ishullit Procida, duke mbajtur peshën e një emri të ndritshëm si ai i një ylli. Babai, Wilhelm Gerace, gjysmë gjerman e gjysmë napoletan, është një figurë e zbehtë dhe joprezente në jetën e të birit: i detyruar të lërë shpeshherë ishullin për shkak të punës. Arturo e kalon fëmijërinë e tij duke e idealizuar figurën e të atit, duke sajuar histori imagjinare rreth udhëtimeve të tij, aq sa vizitat sporadike të të atit i konsideronte si dhurata nga qielli.
Arturo fëmijë është një çapkën sypatrembur: pi qumësht dhie, pothuajse nuk mban rroba fare në trup dhe s’ka për të ngrënë, por ama është i lirë vrapojë cep më cep të asaj skute parajse tokësore, midis plazheve dhe shkëmbinjve, i etur për histori kavalierësh dhe të ëndërrojë me sy hapur. Ka vetëm dy miq qenin, Immacolatella dhe një fëmijë me emrin Silvestro.
Në jetën e Arturos nuk shfaqet asnjë figurë femërore, përveç fotografisë së venitur të nënës së tij e cila ka vdekur duke sjellur në jetë të birin, dhe të cilën ai e ka hyjinizuar si një mbretëreshë. Një ditë babai sjell në shtëpi nusen e tij të re, e cila është moshatare me Arturon, një nënë-fëmijë që pa dashje shënon një kufi midis fëmijërisë së Gerace-s së vogël dhe hapit të tij të parë drejt moshës madhore. Për herë të parë Arturo zbulon botën femërore, ndjenjat e dashurisë dhe tërheqjen e mishit. Nunziata krijon tek ai një sërë ndjenjash kontradiktore, zmbrapsje dhe xhelozi ndaj vëllait të tij të porsalindur, Carmine Arturo (për shkak të të cilit tenton të vetvritet duke përdorur një mbidozë pilulash gjumi). Më në fund, djaloshi zbulon se është thellësisht i tërhequr nga Nunziata, e cila e refuzon atë.
Ndërsa rritet, Arturo zbulon realitetin e ashpër të zhgënjimit, veçanërisht ndaj babait që nuk arrin ta adhurojë ashtu si më parë. Rezulton gjithashtu se Wilhelm-i është një homoseksual që jeton nën presionin shtypës të një nëne despotike, e cila e detyron të martohet me një gru,a vetëm për të maskuar natyrën e tij të vërtetë.
Zbulohet realiteti: Edeni i Procida-s bëhet shumë i vogël për djaloshin gjashtëmbëdhjetëvjeçar, ka ardhur koha të kapërcejë kufijtë për të filluar aventuarat, ato të jetës së vërtetë dhe jo asaj të ëndërruar. Kështu, Arturo braktis fëmijërinë e tij, parajsën e tij, ishullin e tij, për të nisur një jetë të re larg vendlindjes.
“Ishulli i Arturos” është një roman-pasqyrë, në të cilin përmes mendimeve dhe shpresave të Arturo-s, shfaqet rrugëtimi i rritjes së çdo adoleshenti. Është rrugëtimi i një fëmije drejt moshës madhore, nëpër faza të shumta tematike: rritja, edukimi përmes zhgënjimit, xhelozia, vetmia, marrëdhënia babë-bir, tema e homoseksualitetit... Kalimi bëhet përmes vetëdijes ndaj realitetit që vjen në jetën e Arturos në një mënyrë gati të dhunshme dhe të papritur: kur arrin ta kuptojë këtë ai është ende në kohë të kthejë kokën për të përshëndetur ishullin e tij për herë të fundit.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase