Shoku Im Kokeposhte

B22422
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Amandës nuk i pëlqen aspak të jetë në qendër të vëmendjes. Në moshën trembëdhjetëvjeçare, ajo që e bën të ndihet me të vërtetë e sigurt, është të kalojë pa u vënë re midis shokëve të shkollës, si dhe të merret me mësimet.
Por kur mësuesja e letërsisë e zgjedh që të kujdeset për Larsin, nxënës i sapoardhur, Amanda e kupton se asgjë nuk do të jetë më si më parë. Sepse Larsi nuk është si të tjerët, ai vuan nga sindroma Down, dhe askush nuk dëshiron të jetë shok me dikë si ai.
Amanda do të kalojë gjithë vitin me të dhe që tani i merr me mend skenat e sikletshme në oborr të shkollës dhe shakatë e pahijshme të djemve, që mbahen me të madh. Të Adamit, për shembull. Për të cilin, i ka rënë në kokë.
E megjithatë... shoqëria me atë, Larsin, ndryshon nga çdo parashikim.
Me të, Amanda arrin për herë të parë të jetë vërtet vetvetja, me të shkëmben vështrime mirëkuptimi, e sheh botën kokëposhtë dhe trillon formula magjike, pa frikë se mos paragjykohet... Të paktën deri në ditën kur zbulon se të gjithë në shkollë tallen me Larsin.
Ajo do të bënte gjithçka për ta mbrojtur. Por a do ta bëjë dot, kur kjo do të thotë të dalë ballëhapur, të ekspozohet në vijë të parë dhe madje të rrezikojë të humbasë shoqërinë e Adamit njëherë e mirë?
Ka ardhur koha që Amanda të vendosë dhe të gjejë guximin të jetë vetvetja.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase