Serafina Dhe Shkopi I Perdredhur

B21972
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

MPOSHTJA E BURRIT ME MANTEL TË ZI e ka nxjerrë Serafinën nga hija në mbretërinë e dritës së shtëpisë së saj, Pallatit Biltmor. Çdo natë ajo viziton të ëmën në pyll, e paduruar të mësojë zakonet e saj si macmal. Por Serafina gjendet e kapur midis dy botëve: është shumë e egër për zonjat e veshura bukur e me sjellje të stërholluara dhe shumë njerëzore për t’u bashkuar përfundimisht me të ëmën.
Kur një seri sulmesh misterioze vënë në provë rolin e Serafinës si mbrojtëse e Biltmorit, ajo e shikon veten të shkëputur nga shoku i saj më i mirë dhe aleati i vetëm, Brajden Vanderbilti. Zemërthyer, ajo largohet.
Thellë në pyll, Serafina gjendet ballë për ballë me të keqen që ka molepsur Biltmorin... dhe zbulon se ajo është ku e ku më e rëndë nga sa kishte përfytyruar. Të gjithë njerëzit dhe krijesat e Vargmalit të Kaltër janë në rrezik të paimagjinueshëm. Që të mposhtë këtë të keqe të re para se ajo të gëlltitë shtëpinë e saj të dashur ajo duhet të shikojë thellë brenda vetes e të përqafojë fatin që kishte kohë që e priste.
“Beatty vazhdon të ndërtojë një botë magjike fantastike... Edhe më i bukur se libri paraardhës, ky libër pasues të mban të drithëruar nga fillimi në fund.”
- Kirkus Rewiews (koment me yll)
“Një mister magjepsës që do të pritet mirë nga fansat.”
- School Library Journal

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase