B20540
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1200 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Një libër ku prindër e fëmijë ftohen të bëhen pjesë e një aventure në natyrën e egër të Amazonës.
Një thirrje për kthimin e vëmendjes drejt natyrës e vlerave njerëzore të para kompjuterizimit.
Ngjarjet e sfidat për mbijetesë të tre fëmijëve në pyllin tropikal të rrëfyera në një prozë plot ritëm, ngjyra e tek tuk me nota humori.
Nga zbulimi i qytetërimeve të braktisura, tek udhëtimi mbi delfin e deri te ngrënia e insekteve, gjithçka për tu mbajtur zgjuar deri në ndodhinë e fundit.
Jo vetëm një përshkrim i magjishëm i natyrës por edhe një reflektim mbi sakrificën, dashurinë, humbjen, parë nga sytë naivë të tre fëmijëve që plot guxim e duke u mbështetur me shoqi-shoqin nisen drejt të panjohurës.
Nga kabina e vogël e aeroplanit të tij, Fredi vëzhgon nga larg misteret e xhunglës.
Gjithnjë kishte ëndërruar të bëhej një eksplorator, emri i tij një ditë do të qëndronte përkrah gjithë emrave më të rëndësishëm të historisë.
Sikur të mund të ulej për pak edhe të vështronte nga afër gjithë ato mrekulli!
Një defekt shkakton rrëzimin e aeroplanit. Tanimë mund të njihet nga afër me xhunglën, por jo të gjitha gjallesat e kësaj të fundit janë mikpritëse....
Kthimi në shtëpi për të tre vogëlushet duket tërësisht i pamundur.
Zbulimi i disa gjurmëve që dëshmojnë se dikush tjetër ka qenë këtu para tyre ri ndez shpresat.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase