Rrno Vetem Per Me Tregue I

B22100
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Pjesë para librit: Rrno vetëm për me tregue (Pjesa I)
Vjeti 1944
Lufta e Dytë Botnore ishte kah mbarimi. Ushtritë gjermane nën presionin e vazhdueshem të aleatve, që radhitej më tepër, filluen terhjekjen e përgjithshme nga të gjitha frontet për t'u përqendruar në Gjermani. Natyrisht shtrohej çashtja se kush do të merrte pushtetin mbas largimit të trupave gjermane. Këto kishin ardhë në Shqipní në Shtatorin e 1943, kur u dorzuen ushtritë italiane t'ardhuna me 7 Prill 1939. Italia u nxuer luftet. Nji asamble e shqiptarve u mblodh në Tiranë dhe emnoi nji qeveri kombëtare me nji regjencë prej katër vetesh në krye. Kjo mbeti gjithmonë është diskutueshme, sado që mban ndër duer të pasigurta frenat e pushtetit ligjor. Pretendentat kryesore të pushtetit ishin Balli Kombëtar, Legaliteti (monarkistat) dhe Partia Komuniste e mëshefun mbas emnit të Frontit Nacional-çlirimtar. Të gjitha këto organizata ose parti politike i kishin në ilegalitet forcat e veta gjysmë ushtarake-vullnetare, sikur për të luftuar pushtuesin e huej, por më shumë se kundra gjermane ato luftojshin ndermjet vedit për të marrë pushtetin sa të mbaronte lufta. Ndër të gjitha këto forca mâ e organizuemja paraqitej ajo që drejtohej nga komunistat, e cila pajisej me armë nga ajri prej anglo-amerikanëve.
Partia Komuniste e Shqipnisë, si e tillë, ishte formue në Tiranë me 8 Nandor 1941 prej jugosllavëve Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, të derguem të Partisë Komuniste të Titos. Këta i shkrinë në një tri grupe komuniste ekzistuese, ate të Shkodrës, Korçës dhe të Rijve. Ndër këto grupe militojshin me pasion edhe nji pjesë e mirë e asaj rinije shqiptare që andrrojshin përmbysjen e botës së vjetër e të padrejtë, sunduese gjatë shekujsh, mbi të cilët ata me dhunë do të ndërtojshin perandorinë e mbi shoqërinë e tokës. Propaganda komuniste ishte shumë aktive dhe terheqse në këtë drejtim në të katër anët e Shqipnisë, ndërsa, sidomos në pjesën veriore, shqiptarët kishin ndigjue që me kohë kumbonët e Klerit Katolik mbi terrorin, masakrat dhe mbretninë e urisë që kishin realizuar qeveritë komuniste në Bashkimin Sovjetik. e në Spanjë. Prandej, simbas nji thanje konfidenciale të Tuk Jakovës, nji ndër përfaqësuesit kryesorë të partisë së posaformueme, në fillim u sugjeron nji grackë politike, e do t'igjerue Lëvizjes nji të sigurtë të përkrahjes pa rezerva të gjithë elementëve të popullit. e fshatar vetëm atyne partive shqiptare që do të kishin në udhëheqje njerëzish me mbiemnin “Hoxhë”. Por ky sugjerim qe tepër ogurëzi, mbasi solli në fuqi nji tiran gjaksuer, Enver Hoxhën.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase