B14272
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Gjithmonë kam menduar se çdokush jeton jetën e tij me punën, veprat, ëndrrat dhe dëshirat, përpjekjet, fitoret, dhe dështimet, me sakrificat e veta. Sa e sa ngjarje nga ato ka plot që nuk meritojnë të harrohen. Dhe kushdo, në mënyrën e vet, nuk duhet t’i harrojë. Pikërisht kjo më nxiti që krahas disa librave të tjerë letraro-artistikë, të rreshtoj edhe një libër të thjeshtë, ndoshta as letrar, as politik, por me rrëfime se si i hodha edhe unë hapat në rrugën e vështirë të politikës, se si u ndodha edhe unë në krah dhe përballë mjaft personazheve politike, madje protagonistëve kryesorë të saj në këta dy dhjetëvjeçarë të demokracisë sonë të brishtë. (...) Dëshira ime më e madhe është që ky libër modest të jetë një mesazh për të gjithë ata që angazhohen në politikë, që politika për ata të jetë më shumë bashkim sesa ndarje, për t’i shërbyer kombit dhe popullit tonë të mrekullueshëm. B. A.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment