Kujtime : Njerez, Fakte, Ngjarje

B21938
1.500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 1500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Zamputti është i njohur për studimet e përkthimet e tij brilante për historinë e letërsinë shqiptare, Nuk ka aspak dyshim se ky emër formoi dhe frymëzoi gjenerata të ndryshme studiuesish të rinj përmes publikimeve të tij. Puna e tij është shumë frytdhënëse për historiografinë shqiptare. E kam cekur edhe më herët se Injac Zamputti është gati "i vetmuar" për historiografinë shqiptare në llojin e punës së tij, sepse mënyra, metoda dhe dija e tij reflektojnë në publikimet e tij edhe sot e tutje. Vepra që kemi në dorë është një vepër tejet e rëndësishme për të kuptuar dhe plotësuar veprat studimore apo përkthimet e Zamputti-t, duke u futur në brendësi të jetës së
Albanisches Institut dhe shtëpia botuese "Faik Konica" kanë botuar disa vepra të Zamputti-t dhe ka marrë përsipër të botojnë veprën "Kujtimet”. Këtë vepër e ka përgatitur në këtë formë Jozef Zamputti, i biri i Injacit. Ky libër është i ndarë në dy pjesë: pjesa e parë është: "Mirazhe - Arritje - Zhgënjime 1910-1944” dhe pjesa e dytë “E pakryemja sinfoni skëterrore, 1945-1992". Libri është i pasuruar me shumë fotografi nga jeta dhe familja e Injac Zamputti-t. Albanisches Institut dhe Shtëpia Botuese "Faik Konica" kanë botuar deri më sot disa vepra të Injac Zamputti-t.
Albert Ramaj
Këto kujtime autori i ka lënë në dorëshkrim; kuptohet me makinën e shkrimit të asaj kohe. Siç vihet re, piesën e parë (1910-1944) autori e ka shkruar me gjuhën letrare; kjo sepse është shkruar në vitet '80. Ndërsa pjesën e dytë e ka shkruar në fillimet e viteve '90 dhe është kthyer në dialektin e veriut, doemos mjaft të zbutur. Gjatë kujtimeve të pjesës së parë janë shtuar nga ana jonë disa punime të autorit të asaj periudhe që ndihmojnë për të kuptuar e shpjeguar më mirë mendësinë e kohës dhe të autorit. Në pjesën e dytë autori vetë ka përfshirë një studim të tij me titull “Mbi autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan nga legjenda në histori”.
Jozef Zamputti
"Kështu ndodhi që, prej vitit 1949 dhe deri në fund të jetës, si fushë kryesore e kontributit të Injac Zamputit në shkencën dhe kulturën shqiptare spikati ajo e diplomatikës."
Aurel Plasari
"Në penën e Injac Zamputtit, historia e Shqipërisë vazhdonte të zhvillohej në lidhje të ngushtë me Republikën e Venedikut e me atë të Raguzës, me mbretërinë e Napolit apo me atë të Spanjës, me mbretëritë e Francës, Gjermanisë, Hungarisë e sigurisht me Papatin. Është edhe falë tij, që historia e Shqipërisë në shekujt e sundimit osman mbeti një histori evropiane dhe nuk u katandis në një kronikë provinciale otomane. Pra, Historia e Shqipërisë si një histori evropiane."
Pellumb Xhufi
"At Giuseppe Valentini S.J. (1900-1979) dhe Injac Zamputti (1910-1998), mësuesi dhe dishepulli, janë pa asnjë dyshim dy themelvënësit dhe njëkohësisht dy diplomatistët e pambërritshëm të botimit të burimeve dokumentare për historinë e Shqipërisë."
Kastriot Marku
Duke patur si qëllim kryesor të shkruajë kujtimet, në formën e tyre të përjetshme historike, letrare dhe shkencore, Zamputti e ka të qartë detyrën e madhe që i ka ngarkuar vetes në moshë të rënduar nga puna dhe vitet dhe, në mënyrë të saktë e të qartë, i rri konsekuent gjithçkaje në parimin letrar, historik e vërtetësinë jetësore.
Musa Vyshka

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase