Manuali I Kozmetologjise

B23203
3.500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Formulimet e nevojshme për trajtimet më të kërkuara estetike, përditësimet ligjore që duhen ndjekur, nomenklatura INCI dhe përbërësit e saj... Nëse ju shqetësojnë të gjitha këto, atëherë “Manuali i kozmetologjisë” është libri që ju duhet. Në këtë botim të ri, me një gjuhë të thjeshtë dhe të qartë, që ka dalluar suksesin e këtij botimi gjatë viteve, Umberto Borellini përmbledh eksperiencën e tij 30-vjeçare në fushën e kërkimeve dermo-kozmetike. Pavarësisht ndjekjes së risive shkencore dhe teknologjike, thelbi i kozmetologjisë ka mbetur po ai: respektimi i lëkurës. Lëkura është një organ jetësor, inteligjent dhe fiziologjikisht shumë i rëndësishëm. Kërkimet neuroshkencore kanë theksuar me kohë lidhjen e ngushtë midis dermës dhe sistemit endokrin, nervor dhe imunitar. Nga shëndeti i lëkurës kalon shëndeti i organizmit dhe duke qenë se produktet kozmetike, ndryshe nga medikamentet, përdoren çdo ditë, është e kuptueshme që përdorimi i kremrave, pastruesve, produkteve për make-up ose deodorantëve duhet të bazohet në njohuri të thelluara rreth karakteristikave të tyre. Produktet e reja neurokozmetike, kozmeceutika, biodorantët dhe vajrat eudermike, parfumet dhe shumë të tjera... çdo profesionist i fushës, qoftë estetist, dermatolog, mjek estetik, ose farmacist, do të gjejë në këtë vëllim të përditësuar përgjigje të sigurta dhe të plota për bashkëbiseduesin e tij, i cili është shpesh i çorientuar para premtimeve për bukuri dhe etiketave të padeshifrueshme. Për një bukuri që shkon përtej sipërfaqes dhe që i trajton parregullsitë në mënyrë të thellë dhe të integruar.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase