Mbi Televizionin

B20865
500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

am zgjedhur t'i paraqes në televizion këto dy leksione, duke u përpjekur të arrij përtej kufijve të publikut të zakonshëm që ka në një kurs të College de France. Unë mendoj në fakt se televizioni, përmes mekanizmave të ndryshme që kam munduar t'i shpjegoj me shpejtësi – sepse një analizë më e thellë dhe më sistematike do të kishte marrë më shumë kohë – paraqet një rrezik shumë të madh për sferat e prodhimit kulturor, artin, letërsinë, shkencën, filozofinë, drejtësinë; madje besoj edhe se përkundër asaj që mendojnë e që thonë qoftë dhe gazetarët më të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tyre, të cilët padyshim se janë në mirëbesim, televizioni mbetet një kërcënim aspak më i vogël edhe për jetën politike dhe për demokracinë.
Këtë mund t'ua dëshmoja lehtë duke analizuar trajtimet që televizioni i ndjekur nga një pjesë e shtypit, të shtyrë nga dëshira për të kapur audiencën më të lartë, i bëjnë për shembull nxitësve dhe propozuesve të akteve ksenofobe dhe raciste, ose duke treguar lëshimet që bëhen përditë ndaj një perspektive ngushtësisht nacionale, për të mos thënë nacionaliste, të politikës.
Dhe për ata që vënë në dyshim këto që them duke menduar se janë karakteristika thjesht franceze, do të sillja në kujtesë, mes mijëra patologjive të televizionit amerikan, trajtimin mediatik të procesit të O. J. Simpson, apo në një rast më të vonshëm, ndërtimin e një rasti të thjeshtë vrasjeje si një "krim seksual", gjë që solli një zinxhir pasojash juridike të pakontrollueshme.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase