Gjuha E Thyer, Gjuha Qe Thyen

B21093
1.500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

“Gjuha e thyer, gjuha që thyen” është libri i fundit i autorit, publicistit dhe gjuhëtarit Ardian Vehbiu. Libri përbën një vëzhgim mbi lirinë e fjalës publike në Shqipërinë totalitare. Regjimi totalitar mund të fillojë me censurën, por vetëm duke e çuar më tej – sepse nuk kërkon aq t’u imponojë qytetarëve çfarë nuk duhet thënë në publik, sa t’i stërvitë këta për ta riprodhuar veten në publik duke thënë ato që duhen thënë, pra nëpërmjet indoktrinimit. Indoktrinimi paraqitet si e kundërta e censurës, sepse ka natyrë (logjikisht) pozitive; të bën të thuash gjëra të caktuara dhe, përkatësisht, të marrësh fjalën në rrethana të caktuara, të skriptuara. Individi gjuhësisht i indoktrinua flet në publik me parafabrikate, ose me fraza të përdorura prej të tjerëve, duke e lejuar veten të flitet nga ligjërimi i Tjetrit. Qytetarët të cilëve liria e fjalës veç u mohohet, okupojnë nivelet më të ulëta të hierarkisë sociale; për të bërë përpara, nuk mjafton të mos thuash atë që nuk i pëlqen pushtetit, por duhet të thuash atë që i pëlqen pushtetit. Kjo e dyta i kërkon qytetarit edhe punë ligjërimore për konstituimin e rendit publik totalitar.
Puna ligjërimore është punë e mirëfilltë, që angazhon trupat dhe mendjet e folësve publikë: zërin dhe aparatin e nyjëtimit të fjalës, frymën, duart – në rastin e të shkruarit – sytë dhe veshët; vëmendjen dhe mendjen. Njerëzit komunikojnë mes tyre për të shkëmbyer informacion dhe emocion; për të riprodhuar komunitetet dhe veten si subjekt social; për t’u organizuar në punë dhe në kohën e lirë. Njerëzit e indoktrinuar punojnë për të siguruar hegjemoninë e doktrinës – duke e kthyer komunikimin publik në një lloj radioje intertekstuale, ku veç rimerren dhe risillen në vëmendje blloqet e gatshme të thënieve të Tjetrit.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase