B22227
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Ky libër i kushtohet pikërisht njohjes së karakteristikave të editorialit dhe se si është përdorur ai në terrenin mediatik shqiptar, duke ngritur pyetje të tilla si: Pse nuk ka një reagim të qëndrueshëm redaksional në redaksitë shqiptare dhe pse disa redaksi nuk janë të interesuara për ta patur editorialin? A kemi të bëjmë me një përgjigje të thjeshtë: Për shkak të tulatjes dhe dëshirës për të mos dalë në një luftë frontale, e cila ka gjithfarë shkaqesh: ndikimin e politikës, interesat ekonomike, nevojën për reklama, ndikimin e pronarit, pozicionimin politik dhe preferencat e drejtuesve?!
Libri mbështetet në disa teori e modele, të cilat zbërthejnë medien, politikën, por mbi të gjitha komunikimin mes tyre dhe me lexuesin. Paradigma e studimit, mbi të cilin është shkruar ky libër, mbështetet te lidhja e ngushtë editorial-politikë (komunikimi dhe mesazhi politik). Kryesisht nga hulumtimi do të kuptohet roli i editorialit në shtypin shqiptar të 25 viteve dhe nëse ai ka shërbyer si katalizator i zhvillimeve politike në Shqipëri, bazuar në shkollën e komunikimit të Palo Altos: “Gjithçka është komunikim dhe media vepron si agjendë-përcaktuese rreth asaj që duhet të dijë ose nuk duhet të dijë publiku, teksa vetë media është nën ndikimin e fortë të politikës”.

Reviews
Nuk u gjet asnjë koment