Migjeni Dhe Shkrimet

B20687
1.500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Në librin e ri të prof. Shaban Sinanit është synuar të çlirohet vepra e Migjenit prej leksimeve doktrinare, cilatdoqofshin ato; të rivendoset një mik i pakusht midis saj dhe lexuesit; të kapërcehet shekulli i leximit të orientuar dhe të disiplinuar, duke e rindërtuar interpretimin aty ku mbyll veprat e autorit, me kthimin tek burimi, te Migjeni i vetëmjaftueshëm. Leximet dhe interpretimet e projektuara, me fshehjen e heshtje të pjesshme të të vërtetave letrare e jetës, po aq sa dhe me shquarjen e tyre të tyre, që kanë dëme të tjera autorë të veprës me lexuesit, dëmet që kanë deri në deformim.
Nëse Jeronim de Rada qe ura e parë që ndërlidhi jo vetëm në kronologji romantizmi shqiptar me romantizmin evropian, Migjeni është poeti i parë që i ndërroi hierarki nënsistemit letrar shqiptar, duke e lartësuar atë në një shkallë mbinacionale, në shkallën e një letresie rajonale, siç qe letërsia sociale në Ballkan në vitet '30, e sinkronizuar me traktat, kode dhe poetike. Migjeni ishte dhe do të mbetet përgjithnjë dukuri e letërsisë shqipe, por në të njëjtën kohë edhe pjesë e yllësisë së poetëve të letërsisë sociale në Ballkan: Miroslav Krleža, Srecko Kosovel, Radovan Zogovic, Esad Mekuli, Antun Simic, Koco Racin, Janis Ricos, Hristo Smirnenski, Miloš Crnjanski, Ðuro Sudeta dhe të tjerë.
Me Migjenin letërsia kombëtare shqiptare, për herë të parë, i kapërceu kufijtë; u bë pjesë e rrjedhave panballkanike dhe hapi rrugë për europeizimin dhe ndërkombëtarizimin e saj, dukuri që erdhën më vonë dhe nuk mund të kuptohen pa të. Migjeni është poeti që i kapërceu kufijtë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase