Hulumtimi Dhe Shkrimi I Disertacionit Te Doktorates

B23018
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

"Fit fabricando faber!" (Farkëtari bëhet mjeshtër në punishte!)
Edhe shkenca mësohet në "punishtet e shkencës", nëpër universitete, nëpër atelietë e dijetarëve, shkencëtarëve, profesorëve, akademikëve, nëpër institute, amfiteatro, klasa, salla, zyra ku ata flasin, ligjërojnë, ku shkenca ushtrohet si zanat apo thirrje (Wissenschaft als Beruf-Weber), si paradigmë që avancon individë dhe shoqëri. Të shkruarit e një disertacioni ose teze është ndërmarrje e jashtëzakonshme, është punë e njerëzve të zgjedhur, pra punë elitare, punë individuale (nën mbikëqyrje të mentorit), aplikim metodologjie, prurje origjinale dhe kontribut shkencës, botës akademike dhe komunitetit në përgjithësi. “Është një proces i gjatë, në të cilin kandidatët përballen me sfida intelektuale dhe emocionale në çdo hap" (Murray & Beglar, 2009: xiii), kulturë specifike.
Libri "Hulumtimi dhe shkrimi i disertacionit të doktoratës" i sociologut të njohur shqiptar prof.Dr. Hasan Jasharit (i 17-ti me radhë), paraqet një studim rreth arkitekturës së doktoratës, përpiluar nga një ekspert i fushës, i metodave të kërkimit, i cili për një dekadë ka menaxhuar studimet e Ciklit të Tretë (Shkollën e Doktoratës) në Universitetin e Evropës Juglindore.
Prof. Dr Ali Pajaziti
Libri më i ri i prof.dr. Hasan Jasharit "Hulumtimi dhe shkrimi i disertacionit të doktoratës" flet për zgjuarsinë dhe motivimin që duhet ta ketë një doktorant gjatë procesit të artikulimit dhe shkrimit të disertacionit. Kjo sidomos ndodh në kohën kur gjithnjë e më tepër opinioni publik ka qasje kritike për cilësinë e arsimit sipëror dhe kur çdo ditë nga disertacionet kërkohet më tepër hulumtim, origjinalitet dhe etikë profesionale. Autori, me përvojën dhe profesionalizmin e tij, është në gjendje që këto dukuri t'i shohë në të gjithë tërësinë dhe gjerësinë e tyre dhe, në rastin e këtij libri, e bën atë në një mënyrë të saktë dhe tepër praktike.
Prof. Dr Lejla Abazi

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase