Historia Dhe Gjuha E Shqiptareve Dhe Vlleheve

B20294
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1200 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Historiani suedez shkruajti historinë e popujve europianë në dy volume, e ku në pjesën e dytë të volumit të dytë, ai trajtoi historinë dhe gjuhën e shqiptarëve dhe vllehëve. Përveç kësaj ai jep edhe një fjalor në katër gjuhë: latinisht, shqip, vllahisht dhe në greqishte të re. Autori shkoi vetë në Shqipërinë e Jugut, ku nga njerëzit më të kulturuar të zonës, mori të dhëna të shumta mbi të dy popujt. Për përshkrimin e historisë së tyre ai gjithashtu mori të dhëna nga libra të autorëve të vjetër, duke na dhënë në mënyrë kronologjike gjithë historinë e tyre, ku atë të shqiptarëve e fillon rreth 650 vjet para Krishtit, deri në periudhën e Skënderbeut. Përshkrimi i tij është i një interesi të madh historik. Ai flet mbi albanët apo shqiptarët nga Mali i Zi deri në More, të cilët autorët grekë i quajnë Ilirë. Po ashtu ai përshkruan edhe historinë e Vllehëve, ku kjo pjesë është e pasuruar edhe me dokumente të tjera, në fund të librit. Janë përforcuar disa nga të dhënat e autorit me shkrimet të autorëve të huaj, paraqitur edhe me dokumente origjinale. Autori e përfundon përshkrimin e historisë së shqiptarëve me këto fjalë: “Unë doja të bëja të njohur gjatë gjithë rrjedhës së kohës një popull, i cili i takon banorëve më të vjetër të Europës, dhe që u ka rezistuar dyndjeve të shumta të grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, francezëve, italianëve dhe turqve…”

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase