B20679
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 700 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

“O Udhërrëfyes i Pejgamberit! Nëse ke ndonjë dëshirë, na e thuaj ta realizojmë! Nëse ke ndonjë amanet, na e thuaj ta mbajmë!”
“Ej prijës! Sakën se heq dorë nga feja e Allahut, si dhe sakën se lejon që mes besimtarëve të hyjë grindja. Udhëhiqi ushtarët me drejtësi dhe mos hiq shpirt para armikut. Sa më takon mua, duhet të dish se qoftë ti e qoftë unë nuk kemi asgjë tonën në këtë botë dhe unë nuk dua asgjë, ndaj kështu duhet t’ua transmetosh edhe të tjerëve. Dëshira ime e fundit para këtyre trimave që po japin shpirtin e tyre këtu, është që kur Azraili (a.s) të kalojë këtu, kufomën time ta çoni pranë mureve të kalave të Kostandinopojës. Atë ditë do ta çoni trupin tim deri në vijën e luftës dhe pas saj le të më varrosin luftëtarët. Më çoni atje derisa të më copëtojnë këmbët e kuajve tanë e të mos më prekin bizantët. Nëse do të mund ta bëni këtë, atëherë duhet që xhenazet time ta lidhni në një shtrat pas kalit tim, e ta lini të ecë përpara. Ai do të gjejë vendin se ku duhet të shkojë e ku duhet të ndalojë, ashtu si gjeti shtëpinë tonë Kusva në Medinë, kur solli Nebiun e Shenjtë”.
Zjarri që ra në shpirtrat e shkretëtirës u kthye në pasion e u përhap nëpër botë.
Ejub Sultani ishte edhe udhërrëfyesi edhe trimi i atij zjarri.
Ky trim kaloi në Mekë, në Medinë, në Sham dhe ndaloi para Stambollit.
Ai lumturoi brezat dhe shpirtin e kohës me sihariqin e shpëtimit të Stambollit.
Iskender Pala e derdhi përmes gjuhës rrethimin e shpirtit.
Ai vuri përballë njëri-tjetrit zjarrin grek me zjarrin e dashurisë së tij.
Ai vizatoi hartën e sihariqit që ktheu Kostandinopojën në Stamboll.
Besimi dhe historia në rrëfimin e dashurisë dhe besimit të njeriut u bë drita e së sotmes.
Udhërrëfyesi!

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase