B21682
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1200 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Kur po kryhej dëbimi i armenëve nga Trapezunda, në qershor
të vitit 1915, një vajzë që ngjante sikur ta kishte pikturuar vetë
Zoti, strehohet për t’u fshehur në shtëpinë e një të panjohuri. Në
Ordu, një tjetër vajzë, nga një familje e kamur greke, përgatitet
për martesën e saj dhe përpiqet të imagjinojë të ardhmen me një
burrë, të cilin e njeh shumë pak.
Galinos Fillonidhisi, një njeri karizmatik, besimtar i devotshëm dhe
ruajtës i moralit të asaj kohe, është në mëdyshje mes dy grave,
vihet në sprovë përpara ideve të tij, përballet me egërsinë dhe
urrejtjen, dërmohet dhe copëtohet, duke vënë si qëllim dhe kusht të
jetës së tij, hakmarrjen ndaj atij që i shkaktoi dhimbjen e madhe.
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e
shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i atyre grupimeve që
kishin një hallkë lidhëse por edhe fenë si alibi; frika, nacionalizmi
dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët,
jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e
grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në Siberi dhe stepat e
Kazakistanit, me zagushi të padurueshme gjatë verës dhe të ftohtë
të acartë gjatë dimrit, dëshirat, pasionet dhe vuajtjet e pontëve.
Dhe të gjitha këto, përmes udhëtimit shumëplanësh që shkruan jeta
dhe udhëtimit që shkruhet për jetën, ngjajnë me flakët dhe lëvizjet
e valles së Pontit, Serrës, valles së zjarrit

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase