Qello Tashme Jam I Vdekur

B18610
1.800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1800 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Mariana është ngarkuar nga një organizatë joqeveritare që të hartojë një raport për vendbanimet e hebrenjve në territoret palestineze. Për ta kryer këtë detyrë në mënyrë të paanshme, ajo beson se është e rëndësishme që të dëgjojë të dyja palët, ndaj vendos të takojë, në Jerusalem, Aron Zukerin, një nga liderët shoqërorë të Izraelit, përkrahës i guximshëm i politikës së popullimeve. Ajo takon edhe babain e Aronit, Ezekiel Zukerin, i cili ka shumë gjëra për të rrëfyer dhe shumë të tjera për të fshehur... Duke dashur të rindërtojë një puzzle, ku tashmë është e pamundur të kombinohen copëzat e panumërta, Ezekieli i tregon Marianës historinë e familjes, duke filluar nga fundi i shekullit XIX, kur, gjatë periudhës cariste, familja Zuker u dëbua nga Rusia. Pasi kishte përjetuar ferrin e pogromeve dhe shumë padrejtësi mizore, Samueli, babai i Ezekielit, u vendos në Tokën e Premtuar duke bërë realitet një ëndërr brezash. Atje ai mori një copëz nga tokat e Ziadëve, një familje arabe me kryefamiljar Ahmetin, njeri i thjeshtë e shumë punëtor. Kopshti i Shpresës u quajt ky vend i përbashkët, ku Ahmet Ziadi dhe Samuel Zukeri, me gjithë vështirësitë, krijuan një lidhje aq të fortë saqë familjet e tyre, edhe pas disa brezash, janë ende të bashkuara... Në një kontekst historik të ndërlikuar dhe të veçantë në llojin e vet, në një udhëtim që na çon nga Shën Petërburgu në Jerusalem, duke kaluar nëpër Varshavë e Paris, Julia Navarro përfshin aventurën epike të dy familjeve të destinuara për t’u përballur përmes tradhtive, vuajtjeve, dashurive të pamundura dhe ëndrrave të prera në mes, duke na dhënë historinë intensive dhe prekëse të dy burrave kurajozë që ditën të kapërcenin dallimet politike e fetare falë miqësisë së tyre të pashembullt.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase