Putzi Pianisti I Hitlerit

B23761
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Tregtar arti në Nju Jorkun bohemi të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ky burrë ekstravagant që ngjall xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tire që i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë. Ai ëndërronte lavdi dhe një aleancë midis Gjermanisë dhe faqes së bashkimit të Amerikës, atdheut dhe mëmëdheut të tij. I emëruar si simbol për shtypin e huaj të Rajhut në vitin 1933, ai besoi tek ylli i tij. Po, humbi gjithçka. Mërgimi i pabesueshëm e çoi atë gjatë luftës së Dytë Botërore deri te Ruzvelti, i cili e bëri informatorin e tij kryesor për Fyhrerin. Për disa, ai ishte një tradhtar ose një bufon i parëndësishëm, për të tjerë një nga mjeshtrit e së keqes. Historia e tij tragjike, groteske, plot mistere, është ajo e heroit të një romani. Roman i një shekulli shkëlqimi dhe mynxyre, ku ndeshim Gëbelsin, Gëringun dhe motrat Mitford, por dhe Tomas Manin, Karl Jungun e Romi Shnajderin.
Me librin "Putzi", Thomas Snégaroff, autor i njohur, por edhe gazetar e historian, na paraqitet me romanin e tij historik.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase