B08304
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
“Kështjella e bardhë” është një roman i shkurtër, një dialog i lirë rreth modernizimit dhe ironisë së tij. Rrëfyesi në vepër është një dijetar dhe inxhinier i ri venecian, i cili është rrëmbyer nga turqit gjatë udhëtimit të tij me anije nga Venecia në Napoli. Turqit e dërgojnë atë rob në Stamboll, ku i duhet t’i mbijetojë një jete të re e të panjohur. Është fjala për një ngjarje të vendosur në Stambollin e shekullit të 17. Dijetari i ri kthehet shpejt në skllav i një atrologu të parëndësishëm, i thirrur “Profesor”. Ky i fundit i është përkushtuar ideve mbi shpjegimin e përparësisë së Perandorisë Otomane ndaj Evropës, përmes mjeshtërive shkencore e teknologjike që nisin nga shkencat mjekësore deri tek ato stronomike. Për këtë ai do të shfrytësojë edhe mendjen e ditur të skllavit të tij, duke vendosur raporte që shpesh humbasin në kufijnë e njeriut dhe hijes së tij. Veç kësaj ai ka edhe pamjen pothuajse të njëjtë fizike si edhe po atë moshë të rrëfyesit tonë të paemër evropian. Por pas një aventure të gjatë shpikjesh e dështimesh, suksesesh, adhurimi e urrejtjeje të heshtur, Profesori fillon të dyshojë se përse ai dhe skllavi i tij, të cilët i kanë dhënë aq shumë njëritjetrit dhe kanë ndarë aq fshehtësira, të mos mund të këmbejnë edhe identitetet mes tyre. “Këshjella e bardhë” është një triumf i imagjinatës, libër i një nënteksti të fuqishëm, një rrëfim plot laryshi dhe intrigë njerëzore, vazhdim i idesë unikale të Orhan Pamuk mbi ekuilibrin e brishtë të botës, atij LindjePerëndim.
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment