B11029
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Romani "Çdo gjë që kam e mbaj me vete" i Herta Müller është ngjarje. Në një roman poetik të jashtëzakonshëm, ajo tregon për fatin e një të riu nga Transilvania e Rumanisë në një kamp pune rus.
Si mbarova së lidhuri këpucët alpine zura vend në tryezë për të pritur mesin e natës. Erdhi mesnata, po patrulla s'po dukej ende. Na u desh të prisnim tri orë të padurueshme derisa më në fund ata erdhën. Nëna më mbajti të vishja pallton me jakë kadife. Qante.
Unë vesha dorashkat e gjelbra. Te korridori i drunjtë, pikërisht atje ku është ora me gaz, gjyshja më tha: "E di, do kthehesh përsëri". Këtë fjali nuk e kam mbajtur mend me qëllim. I shkujdesur e mora me vete në kamp. As vetë nuk e dija se do të më shoqëronte. Po një fjali e tillë është e pavarur. Më ka mbajtur gjallë më shumë se gjithë librat që kisha marrë me vete. "E di, do kthehesh përsëri" ishte bashkëpunëtore e lopatës zemër dhe kundërshtare e engjëllit të urisë. Meqënëse arrita të kthehem kam të drejtë të them: Një fjali e tillë të mban gjallë.

Reviews
Nuk u gjet asnjë koment