Gdhende Shenjen

B20605
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

“Në një ndeshje të ndershme, do ta mundja Rajzekun brenda pak minutash. Babai i kishte mëzuar artin e mizorisë, nëna i kishte mësuar skemat politike, por mua më kishin lënë të qetë, të mësoja vetë ato që doja. Izolimi më kishte bërë më të mirë në dyluftime. Rajzeku e dinte, prandaj kurrë nuk do të përballej në ndeshje të ndershme me mua. Kjo donte të thoshte se nuk e dija çfarë arme do të përdorte.”
Sira Noaveku dhe Akos Keresethi janë rritur në dy vende armiq me njëri-tjetrin, të përfshirë në një konflikt të gjatë për sundim në planetin e tyre të ndarë. Kur Akosi dhe vëllai i tij u rrëmbyen nga familja sundimtare Noavek, Akosi u detyrua t’i shërbente Sirës, motrës së një diktatori, që sundonte me dhunë dhe frikë. Sira njihej për dhuntinë e saj vdekjeprurëse duke përçuar një dhimbje të jashtëzakonshme përmes prekjes dhe vëllai i saj tiran e shfrytëzonte si armë ndaj atyre që i dilnin kundër. Por, ndërkohë që Akosi luftonte për mbijetesë, zbuloi që edhe Sira luftonte për mbijetesën e saj dhe se dhuntia e saj e vërtetë, elasticiteti, mund t’i shpëtonte të dy.
Kur Akosi dhe Sira u përfshinë në një rebelim të fshehtë, gjithçka kishin besuar deri atëherë për botën dhe veten e tyre u vu në pikëpyetje. Por duke luftuar për të drejtën mund të dukej sikur po tradhtonin vendet, familjet dhe njëri-tjetrin.
Po kur të vijë çasti, cilën do të zgjedhin besnikërinë apo dashurinë?
“Gëlon nga kthesat e papritura që marrin ngjarjet, një libër që dashamirësit e Rothit, nuk do ta lëshojnë nga dora.”
— KIRKUS REVIEWS

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase