Sellenizmi Besimi Qe Sundon Boten

B18739
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Burimet duhet të jenë të sakta, të vërteta dhe në atë shkallë të pafriguara sa që as frika, as armiqësia, as miqësia të mos kenë pushtet t’i devijojnë nga rruga e së vërtetës. E vërteta është bijë natyrale e historisë, rivale e kohës, pasuri e krijimtarisë, dëshimtare e asaj që ka ndodhur, shëmbull mësimdhënës i së sotmes, qëllim për të ardhmen. Servantes. Të parët e shqipetarëve të sotëm kanë qenë bartësit e një shteti të madh e të fuqishëm dhe krijuesit e kulturës europiane të hekurit, pra të një kulture të karakterit të lartë. Rezultatet e tyre u morën prej kombeve të tjera dhe e bënë Europën atë që është sot.Carl Treimer.Gjuha jonë është shumë e vjetër, mbase si asnjë gjuhë tjetër, thesar i pazëvëndësueshëm i një informacioni që rrok të gjitha degët e diturisë njerëzore, një informacion i vlefshëm dhe aktual gjer edhe në ditët tona, provë kjo e pakundërshtueshme e vitalitëtit të racës sonë dhe e kontributit të jashtëzakonshëm që gjenia shqipetare i ka dhënë thesarit të Kulturës Universale. Petro Zheji.Për sa i përkët shqipes, me gjithë meritat që kanë librat e studiuesve të huaj dhe shërbimet që i kanë sjellë disa prej tyre çështjes shqipetare, sidomos në Periudhën e Rilindjes sonë, duhet pohuar se ato lenë shumë për të dëshiruar. Përgjithësisht, duke lexuar këto studime, bindesh përherë e më tepër se për shqipen mund të flasin me siguri të plotë vetëm shqipetarët. E nuk mud të jetë ndryshe, sepse gjuha është diçka tepër “intime” për psikologinë e botkuptimin e një populli dhe, për këtë arësye, një i huaj, sado i përgatitur, e ka të vështirë të depërtojë plotësisht e me siguri në ligjet e tiparet e saj të qënësishme, të zbulojë e të vërë në dukje me qartësi, e konkretisht, vlerat e saj të gjithanëshme. Nga ana tjetër sado hapa përpara që të ketë hedhur shkenca e huaj albanologjike, e nisur përgjithësisht nga metoda që mbeteshin në sipërfaqe të fjalës si fenomen gjuhësor e historiko-shoqëror, ajo e kishte të vështirë,në mos të pamundur, të hetonte e jo më të shpjegonte, një sërë fenomenesh të saj, në mënyrë të veçantë dialektikën e semantizmit të shqipes. Petro Zheji.Historia e vërtetë e njerëzimit do të shkruhet vetëm atëhere, kur shqipëtarët do të marrin pjesë në shkrimin e saj. Maximilian Lambertz

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase