Spiuni Qe U Kthye Nga I Ftohti

B22056
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
Çmimi në pikë: 1000 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Romani "Spiuni që u kthye nga i ftohti" i shkrimtarit britanik John Le Carre, botuar për herë të parë në vitin 1963, është shndërruar tashmë në një klasik. Me njohuritë e tij të pakrahasueshme, mbledhur nga përvoja disa vjeçare në radhët e Shërbimit të Fshehtë Britanik, Le Carrë hedh dritë mbi marrëdhëniet e errëta të spiunazhit ndërkombëtar, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Nën hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limasi shikon t'i vritet edhe agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension ose më keq akoma, t'i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i Shërbimit, i ofron një mundësi të rrallë për t'u hakmarrë. Limasi duhet të mveshë rolin e një agjenti perëndimor të zhgënjyer dhe të orvatet të futet në radhët e Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore me qëllim rrëzimin e kreut të tij, Mundtit. Loja e dyfishtë, rreziku, zgjuarsia, gjakftohtësia, lufta e ftohtë mes dy kampeve armike deri në vdekje janë përshkruar me mjeshtëri nga John Le Carrë. Në veprën e tij të jashtëzakonshme, historia e spiunazhit është një rrëfim i guximshëm dhe i tmerrshëm për njerëz që kanë mbetur peng të politikës përtej asaj çka imagjinonin.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase