Rojtari I Farit

B22994
1.400 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1400 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

«Një ritëm i çmendur që përshkon vendet më të errëta të psikikës»>.
The Independent
Një natë vere, një makinë përshkon me shpejtësi të lartë rrugën që lidh Stokholmin me bregun perëndimor. Gruaja në timon i ka duart e përgjakura. Eni, së bashku me të birin po arratisen në drejtim të Gråskär, në arkipelagun e Fjällbacka-s. Ai ishull i egër, me farin e bardhë dhe shtëpinë e vjetër të rojtarit ku rriten mëllagat, i përket familjes së saj dhe është i vetmi vend ku ndihet e sigurt, larg të gjithëve. Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t'i bërë shoqëri. Ndërkohë në Fjällbacka, Patriku, i cili sapo është kthyer në shërbim, po merret me një hetim tejet të ngatërruar: drejtori i sektorit të financës së komunës është vrarë me një plumb pas koke. Arsyeja e vrasjes është e pakuptueshme dhe viktima, e cila kishte vizituar Enin në ishullin e shpirtrave pak para vdekjes,
duket se është një burrë që fsheh mijëra sekrete. Duke sfiduar një mur të fortë heshtjeje, policia e Tanumit rrëmon në të shkuarën e tij dhe gjen një lidhje me një shoqatë mbështetjeje për gratë e keqtrajtuara. Një pistë që do ta shpjerë Patrikun të nxjerrë në dritë botët e dërrmuara të njerëzve të cilëve fjala "shtëpi" iu ngjall vetëm kujtime plagësh të pambyllura, hije dobësish që mund të gjejnë forcën për t'u arratisur nga dhimbja që helmon çdo emocion, vetëm tek dashuria për një fëmijë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase