Rastesisht Nje Vend Bosh

B14664
1.500 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1500 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Kur Berri Ferbradher vdes papritur sapo ka shkelur të dyzetat, Pagfordi tronditet. Për atë që e viziton për herë të parë, Pagfordi është një qytezë idilike angleze, me një shesh të shtruar me gurë të latuar dhe abaci të lashtë, një xhevahir i ngecur mes luginash të blerta. Por pas fasadës së bukur fshihet një qytet tjetër. Të pasurit në luftë me të varfrit, adoleshentët në luftë me prindërit e tyre, gratë me bashkëshortët, mësuesit me nxënësit... Pagfordi nuk është ai që duket. Dhe vendi i mbetur bosh në Këshillin e qytezës, pas vdekjes së Berrit, bëhet shumë shpejt shkëndija për betejën më të madh që qyteza ka parë ndonjëherë. Pas mirësjelljes së përditshme fshihen zilira, rivalitet, egoizëm e deri fantazi të frikshme seksuale dhe urrejtje raciale. Kush do të triumfojë në zgjedhjet e mbushura me pasion, tradhti dhe zbulime të fshehtash të papritura? Një roman i madh për një qytet të vogël, Rastësisht një vend bosh, është romani i parë i J. K. Rowling për të rriturit. Vepër e një tregimtareje si askush tjetër.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase