Nje Apartament Ne Paris

B20875
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1200 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

“Arti është një gënjeshtër që thotë të vërtetën…”

Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar.
Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. Të dy këta, që gati nuk e shqyejnë njëri-tjetrin, detyrohen të bashkëjetojnë disa ditë.
Studio i përkiste piktorit të famshëm Sin Lorenz dhe ende në të ndihet pasioni i tij për ngjyrat dhe dritën. I dërrmuar nga vrasja e djalit të tij të vogël, Lorenzi vdes një vit më parë, duke lënë pas tri piktura, që tani mungojnë. Të magjepsur nga gjenia e tij, të intriguar nga fati i tij i llahtarshëm, Medlina dhe Gaspari vendosin të bashkojnë forcat për t’i gjetur këto piktura që me sa duket janë të jashtëzakonshme.
Por, për të zbuluar të fshehtën e Sin Lorenzit, ata do të duhet të përballen me demonët e tyre në një hetim tragjik, që do t’i ndryshojë përgjithmonë.

Guillaume Musso firmos një thriller tërheqës dhe joshës, të bartur nga personazhe tejet njerëzorë. Një zhytje marramendëse në botën misterioze të krijimit.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase