Valixhe Te Humbura

B13607
1.100 Lekë
(Përfshirë taksat)
Jashtë stokut
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Gjashtë vjet mbas librit shumë të lavdëruar me tregime, “Kafshë të trishta”, Jordi Puntí shfaq talentin e tij në gjininë e gjatë të prozës me këtë “roman rruge” të veçantë: një histori tronditëse, e thatë dhe e përshkuar nga një humor i hollë, që thellohet në jetën e një grupi të vogël personazhesh në një Barcelonë të asfiksuar nën mantelin gri të diktaturës dhe të dëshiruar për t’u përfshirë nga moderniteti europian. Kur barcelonezi i rrëshqitshëm Gabriel Delakrus – jetim, shofer kamioni dhe bixhozçi i pashërueshëm – zhduket nga qarkullimi, katër djemtë e tij, “Kristoforët”, që jetojnë të shpërndarë nëpër Europë dhe që nuk dinë për njëri-tjetrin se ekzistojnë dhe se janë vëllezër, njihen më në fund dhe fillojnë të lidhin fijet e historisë së babait të tyre. Dora-dorës që shtjellohet rrëfimi, tabloja komplekse e një jete fiton vazhdimisht thellësi duke i përftuar lexuesit po atë magjepsje që ushtron Gabrieli tek ata që kanë pasur të bëjnë me të, te femrat që e kanë dashur dhe tek të bijtë që kanë tërë jetën që e presin. “Valixhe të humbura” është një pasqyrë besnike e viteve ’60 dhe ’70 të shekullit të kaluar, e një kohe kur Spanja jetonte e izoluar nga një Europë që ziente nga energjia e madhe kulturore, sociale e politike. Me këtë portret jetësor të një figure dredharake dhe komplekse, realizuar me penelata mjershtërore humori, ngrohtësie e tragjedie, Puntí shfaqet si një nga zërat më interesantë në prozën letrare

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase