B16165
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Doja të bëja një trilogji përvojash mbi mënyrën e realizimit të qenieve njerëzore: te Kalorësi i paqenë - arritjen e ekzistencës; te Viskonti i përgjysmuar - aspiratën drejt një plotësie përtej gjymtimeve të imponuara nga shoqëria; te Baroni rebel - një rrugë drejt një plotësie jo individualiste, që duhet arritur përmes besnikërisë ndaj një vetëvendosjeje individuale; pra, tri shkallë qasjeje ndaj lirisë.Dhe në të njëjtën kohë desha që të ishin tri histori, siç thuhet, të hapura , që para së gjithash të qëndrojnë më këmbë si histori... por që ta fillojnë jetën e tyre të vërtetë në lojën e paparashikueshme të pyetjeve dhe përgjigjeve që lindin te lexuesi. Do të doja që të mund të shiheshin si një pemë gjenealogjike e të parëve të njeriut bashkëkohor, ku çdo fytyrë fsheh ndonjë tipar të personave që kemi përreth, tuajin, të vetes sime
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment