Shtepia E Tete

B15828
650 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 650 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Bernardo Atxaga është shkrimtari bask më i njohur dhe më i lexuar. Librat e tij janë përkthyer në mëse njëzet gjuhë. Lexuesit shqiptarë i janë dhënë tashmë tregime të këtij autori, ndërsa romani "Shtëpia e tetë" është një nga veprat e tij më të shquara. Stili i tij mund të cilësohet me këto dy fjalë: thjeshtësi dhe përsosmëri. Thjeshtësi në të rrëfyer dhe përsosmëri në raport me botën që krijon dhe përshkruan – asgjë nuk është e tepërt dhe asgjë nuk mungon, teksa çdo fjali, çdo shprehje, çdo fjalë është në vendin e vet, e kalibruar nga një dorë mjeshtërore. Është pikërisht thjeshtësia sublime e pjekurisë së plotë të një romancieri, në kuptimin që i zotëron tërësisht "sekretet" e artit të të shkruarit. Dhe, krahas rrjedhshmërisë në të rrëfyer dhe mbuluar natyrshëm prej saj, ky roman ngërthen një arkitekturë komplekse ngjarjesh, motivesh e dramash njerëzore. I venduar në Kongon e fillimshekullit XX, në kontekstin e njërës prej faqeve më të errëta të historisë së njerëzimit, të cilën e kanë trajtuar shkrimtarë të tillë si: Joseph Conrad dhe W. G. Sebald – dhe mund të thuhet se ky roman qëndron me dinjitet përbri kryeveprave të tyre përkatëse – subjekti shpaloset përmes një ndërthurjeje kontrastesh: jo vetëm ndërmjet pasurisë dhe mjerimit të skajshëm, po edhe ndërmjet qytetërimit dhe barbarisë, ndërmjet hyjnores dhe mizores, ndërmjet simboleve fetare të dukshme apo të fshehura ironikisht në detaje gjithfarësh dhe pangopësisë për t'u pasuruar, ndërmjet dashurisë së qashtër dhe thirrjeve të epshit, ndërmjet ngulmimit për të jetuar dhe impulseve shkatërruese e vetëshkatërruese... Një botë e largët dhe e afërt, kompakte dhe e larmishme.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase