Shtepia E Fluturave Te Zeza

B08775
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Vogëlushi Juhan dërgohet në institut edukimi në një ishull. I parë i vendit është një mesoburrë, idealist sipas së vetës, i bindur se disiplina e hekurt, mizore, bazuar në ndëshkimet fizike dhe punën torturuese, mund të nxitë te fëmijët mendimin se “mund ta mposhtësh vetveten”, ta sfidosh atë, njësoj siç mund të sfidosh e të vësh përfund natyrën armiqësore të ishullit, me këmbëngulje e inat. Përballë agresivitetit të pamëshirshëm të djemve të tjerë, Juhani është i papërkulshëm, ai shpëton sepse ndryshon nga ata dhe kjo e bën të fitojë shpejt respektin e të tjerëve dhe simpatinë e drejtorit. Ky e përfshin në nismën e tij të çuditshme: rritjen e krimbave të mëndafshit. Papritur e pa kujtuar, të gjithë duhet të vihen në funksion të kësaj manie, madje dhe gruaja e drejtorit, e pakënaqur dhe e vetmuar, si dhe pesë vajzat e tyre. Atmosfera e delirit që përhapet në ishull zhuritet nga pasioni i gruas për një djalë dhe dashuria e Juhanit me një nga të bijat. Nga fshikëzat e çelura nuk lindin flutura të bardha, siç pritej, por flutura të zeza. Ngjarja e pazakontë do të zbulojë shumë sekrete dhe faje të fshehura në ishull. I ndërtuar brenda një kornize letrare interesante, romani pasqyron tragjeditë dhe shpresat që shënojnë udhën e një rinie të vështirë.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase