Shpirtra Vetmitare

B23709
1.000 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

“Ajo çka e bën subjektin e Haruf-it të dallojë nga të tjerët është beteja e dinjitetit njerëzor dhe delikatesës kundër shpirtvogëlsisë dhe vulgaritetit. Ai kishte dhuntinë e rrallë që ta kthente këtë dinjitet në një subjekt prekës.
Ky roman mbështetet në idenë kryeneçe se, në të vërtetë, gjërat e thjeshta janë të thella dhe, përmes këtyre faqeve, lexuesit do të gjejnë shumë thellësi për të cilën, në fund, do të jenë mirënjohës.” – The New York Book Review
“I drejtpërdrejtë, shpeshherë i ashpër, me një humor të hollë që mbart të vërteta kokëforta. Ky roman mbyll karrierën e një shkrimtari elegant, të paepur dhe që kulmin e arriti në fund të saj.” – The Seattle Times
”Kjo historia e Haruf-it i jep dritë dinjitetit të thjeshtë njerëzor, atij pa zhurmë, të përnjëmendtë, por, nga ana tjetër, ai e di shumë mirë se edhe jetët njerëzore më të qeta në dukje janë më të trazuara e të ngatërruara kur i prek nga afër… Ky roman është një lamtumirë e thënë me fjalët e njerëzve të zakonshëm.” – The Post and Courier, Çarleston (Karolinë e Jugut)

“Arsenalit të tij i shtohet edhe një vepër tjetër e mrekullueshme. Një roman i vogël, por i rrjedhshëm; herë dëshpërues e herë i ëmbël, por që të ngjall shpresa për jetën.” – The Free- Lance Star
Kent Haruf-i është autori i gjashtë romaneve. Është nderuar me çmimet e Whitining Foundation Writers, the Mountains and Plains Booksellers, the Wallace Stegner, si dhe ka marrë një nderim të veçantë nga the PEN/Hemingway Foundation. Ai ishte gjithashtu finalist për çmimin e National Book, Los Angeles Times Book dhe New Yorker Book. Haruf-i vdiq në vitin 2014, në moshën shtatëdhjetenjëvjeçare.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase