Rrenoja Te Nukura

B23252
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1200 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Pas këtij ansambli të paharrueshëm personazhesh e ngjarjesh, shtrirë përmes dy kontinentesh e pesë dekadash, pulsojnë konflikte individuale etike dhe emocionale si edhe meditime brilante mbi fatin dhe kohën, Jess Walter i ka bërë vend vetes në rangun e parë të shkrimtarëve bashkëkohorë amerikanë. Një shkrimtar komik origjinal, nje postmodernist cerebral dhe ngjizës i paarritshëm fabulash e ngjarjesh nga më të paparashikueshmet.
New York Times
Ashtu si deti Mesdhe, në ujërat e të cilit përkunden e tallaziten ëndrrat e fatet e këtij romani, Rrënoja të Bukura është sa ndjellës dhe i ngrohtë, aq edhe befasues dhe fundosës. E pamundur të mos emocionohesh nga ky roman ku spikat shpirti klasik dhe stili postmodernist i shkrimtarit Jess Walter.
Albana S.Dwonch, Universiteti i Uashingtonit
Jess Walter është gjeniu i letërsisë moderne amerikane.
Philadelphia Inquirer
Që në fillim të ngjarjes, në një shpat shkëmbor të bregdetit italian në vitin 1962, nga ku një hotelist i ri, plot ëndrra e iluzione për të ardhmen, pikas një vajzë të mistershme në një barkë që po avitet drejt tij. "Rrënoja të bukura" të shfaqet si një roman sa dalldisës po aq edhe njerëzor, ku ngjarjet dhe njerëzit vërtiten si në një karusel të marrë fati dhe kohe. Nga skenografia luksoze e xhirimeve të filmit "Kleopatra" në Romë, tek skenat mjerane të Festivalit të Edinburgut, dhe prapaskenat bashkëkohore të Hollivudit amerikan, shpaloset mjeshtërisht një narrativë inovative thurur me imagjinatë e surpriza pafund ku njerëz sa të papërkryer aq edhe mbresëlënës vozisin të pasigurt drejt brigjeve të jetëve të tyre, teksa mbahen dëshpërimisht pas ganxhave të ëndrrave të rrënuara.
Në brendësi gjendet edhe një intervistë ekskluzive për botimin në shqip, marrë Jess Walter-it nga përkthyesja e tij Albana Sala Dwonch.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase