Petali I Gjate I Detit

B23249
1.400 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
Çmimi në pikë: 1400 pikë
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Viti 1939. No fund të Luftes Civile në Spanjë, mjeku Ini Viktor Dalmau dhe një mikeshë e familjes, planistja Roser Brugera, ashtu si mijéra spanjollë të tjerë, u detyruan të iknin nga Barcelona. Pasi përshkuan Pirenejte, në Bordo, duke u shtirur si të martuar, arriten të hipin në bordin e Winnipeg- ut, vaporit të marrë me qira nga Pablo Neruda për të çuar më shumë se dy mijë refugjatë spanjollë në Kill - "petalin e gjatë të detit dhe déborës", sipas fjalëve të vetë poetit-në kërkim të paqes që nuk iu dha në atdheun e tyre.
Atje u pritën me dashamirësi e bujari dhe u integruan, por vetëm deri në kohën e grushtit të shtetit që, në vitin 1973, rrezoi presidentin Allende. Dhe kështu, sërish, do të gjenden në mërgim, kësaj here në Venezuelë.
E frymëzuar nga ngjarje historike që i ka përjetuar fort, Isabel Allende bën një eksplorim emocionues të lidhjeve sentimentale qe mund të farkëtohen në një mërgim të zgjatur, kur njeriu pyet veten se çfarë është toka e tij, nëse është territori mitik dhe i pakthyeshëm i rinisë apo vendi ku hedhin rrënjë dashuri të reja dhe të pathyeshme. Historia mallëngjyese e një burri dhe një gruaje që marrin arratinë për t'u mbijetuar pështjellimeve të historisë së shekullit të njëzetë...
Isabel Allende ka lindur në Lima (Peru), në vitin 1942-shin, por ka jetuar në Kili deri në vitin 1973, ku punoi si gazetare. Pas grushtit të shtetit që organizoi Pinochet- i, u vendos në Venezuelë dhe, më pas, në Shtetet e Bashkuara. Me romanin e saj të parë, Shtëpia e shpirtrave (1982), u afirmua menjëherë si një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës në gjuhën spanjolle. Në vitin 2014, Barack Obama e vlerësoi Isabel Allende-n me Medaljen presidenciale të Lirisë. Ndërsa në vitin 2018, ajo u bë autorja e parë e gjuhës spanjolle që mori medaljen e National Book Award për kontribut të shquar në letërsinë amerikane.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase