B21167
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Romani “Përçmimi” u botua për herë të parë më 1954 dhe përfaqëson një prej etapave kryesore të rrugëtimit e kërkimit të Alberto Moravia-s në botën e borgjezisë italiane të shekullit të kaluar.
Rikardo Molteni është dramaturg në profesion, por për shkak të shtrëngesave ekonomike të familjes është i detyruar të punojë si skenarist kinematografik, ndërsa e shoqja, Emilia, ish-daktilografiste, është e dashuruar pas zotërimit të një shtëpie. Në një Romë borgjeze të viteve ‘50, Rikardo rrëfen se si ndryshojnë ndjenjat e të shoqes ndaj tij, kur në skenë futet bota e kinemasë, e karrierës dhe suksesit. Në krye, ato zbehen dalëngadalë derisa mbërrijnë në atë përçmim të dhembshëm, që ngjan i pakuptueshëm qoftë në sytë e protagonistit, qoftë në ata të lexuesit, por që sidoqoftë, Moravia e zgjedh si titull të librit. Sepse pikërisht përçmimi, i prekshëm në dialogët mes çiftit, do të kthehet në personazh dhe do të ndryshojë rolet e protagonistëve, madje do të bëhet ai vetë protagonist, motor prej të cilit lind çdo veprim dhe reagim i tyre.
Miti i “Odisesë” dhe kthimi i Uliksit në shtëpi te Penelopa do të shndërrohet në një përballje dhe analizë të hollë mes qytetarisë dhe barbarizmit, mes normave të nderit dhe njeriut modern.
Më 1963, romani u ekranizua nga regjisori i njohur francez Jean-Luc Godard, me aktorë kryesorë Brigitte Bardot dhe Michel Piccoli.
Pikërisht te “Përçmimi”, problematika kryesore e Moravia-s gjen shprehjen e vet më të saktë dhe më komplekse, thuajse një enciklopedi që bashkon tematikat e tij të ndryshme.
Edoardo Sanguinetti
“Përçmimi” është një vepër e shkëlqyer dhe trazuese e njërit prej mjeshtrave revolucionarë të letërsisë moderne europiane. Të gjitha cilësitë për të cilat është i njohur Moravia – qartësia e ftohtë shprehëse, vëmendja e tij fine ndaj kompleksitetit psikologjik, hapja e tij ende befasuese ndaj seksit – shfaqen qartazi në historinë e kësaj martese të dështuar. “Përçmimi” është një ekzaminim i pamëshirshëm i dëshpërimit dhe i vetëmashtrimit në zbrazëtinë emocionale të shoqërisë moderne të konsumit.
New York Review Books Classics
I pasur në thelb dhe me kuptime të thella... një arritje e rrallë.
The New York Times
Heronjtë e Moravia-s kërkojnë lumturinë personale, por shkrimtari i shpie thuajse gjithnjë drejt humnerës.[...] ky është shkatërrimi i iluzioneve mbi mundësinë e lumturisë njerëzore... Ndoshta kjo shfaqet më qartë se kurrë në një prej veprave më të mira të Moravias, në romanin “Përçmimi”.
Nga parathënia e Ruf Igorevich Chlodovsky, në botimin e romanit në ish-Bashkimin Sovjetik më 1979.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase