Per Dashurine Dhe Hijen

B23253
1.200 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Në sfondin e një skenari të trazuar të shoqërisë kiliane, lind dashuria mes dy të rinjve gazetarë, të angazhuar në një hetim të rrezikshëm. Evangelina, vajzë me aftësi të dyshimta prej magjistrice, zhduket befas e rrëmbyer nga policia. Dy të rinjtë, Irena dhe Fransiskoja, vihen në kërkim të saj, duke kaluar nëpër një rrugë të frikshme nga komisariatet në burgje, nga morgu në kampet e përqendrimit, ndërsa ankthi i diktaturës bëhet gjithnjë e më shumë mbytës. Duke pershkruar në mënyrë pasionante rritjen sentimentale dhe etike të dy të rinjve, pas të cilëve fshihen fate kolektive tragjike, me një konstrukt të përsosur të një drame joshëse, Isabel Allende shpalos edhe një herë dhuntitë e rralla të rrëfyeses, që e bënë Shtëpinë e Shpirtrave një bestseller botëror.
Isabel Allende ka lindur në Lima (Peru), në vitin 1942-shin, por ka jetuar në Kili deri në vitin 1973, ku punoi si gazetare. Pas grushtit të shtetit që organizoi Pinochet- i, u vendos në Venezuelë dhe, më pas, në Shtetet e Bashkuara. Me romanin e saj të parë, Shtëpia e shpirtrave (1982), u afirmua menjëherë si një nga zërat më te rëndësishëm të narrativës në gjuhën spanjolle. Në vitin 2014, Barack Obama e vlerësoi Isabel Allende-n me Medaljen presidenciale të Lirisë. Ndërsa në vitin 2018, ajo u bë autorja e parë e gjuhës spanjolle që mori medaljen e National Book Award për kontribut të shquar në letërsinë amerikane.
Nga Shtëpia Botuese Dudaj - libra të tjerë të Isabel Allende: "Shtëpia e shpirtrave", "Paula", "Bija e fatit", "Portret në sepje", "Ishulli nën det", "Vendi im i imagjinuar", "Shuma e ditëve", "Loja e Riperit", "Fletorja e Majës", "Përtej dimrit", "Dashnori Japonez", "Qyteti i shtazëve", "Mbretëria e dragoit të arte", "Pylli i pigmejve", "Petali i gjatë i detit".

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase