Nje Vere Pa Burra

B14266
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Mia Fredriksen, poetja ironike, rebele, tragjikomike dhe rrëfyese e "Një verë
pa burra", ndihet e detyruar të rikonsiderojë jetën e saj. Një ditë, papriturazi,
pas tridhjetë vitesh martesë, bashkëshorti i Mias, një neuroshkencëtar me
famë, i kërkon të bëjnë një "pauzë". Kjo kërkesë e vrazhdë e shkund atë nga
themelet dhe ajo përfundon në një pavijon psikiatrik. Në qershorin pasues të
daljes nga spitali, ajo kthehet në qytezën lëndinore të fëmijërisë së saj, ku e
ëma jeton në një shtëpi për të moshuar. E mbetur vetëm në një shtëpi me
qira, Mia shkumëzon, turfullon dhe qan fatin e saj të mjerë. Megjithatë,
ngadalë, ajo tërhiqet nga jetët e njerëzve përreth saj: të së ëmës dhe shoqeve
të saj të ngushta, “pesë mjellmat”; të fqinjës së saj të re me dy fëmijë të
vegjël dhe një burrë të zhurmshëm e nevrik; të vajzave adoleshente të grupit
të poezisë në të cilin ajo jep mësim.
Nga Siri Hustvedt, autorja bestseller ndërkombëtare, vjen një roman që
zbulon shumë të vërteta mbi gratë dhe vajzat, mbi dashurinë dhe martesën,
dhe mbi çështjen kaq të lashtë të ngjashmërisë dhe ndryshimeve midis
sekseve.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase