B20286
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme
Përshkrimi
Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj. Ndërsa procesi ecën, shumë gabime bëjnë që të krijohet një hendek i thellë mes nxënësve dhe të rriturve, ndërsa shumë miqësi familjare shkatërrohen. "Nëntëmbëdhjetë minuta" shtron pyetjen se ç'do të thotë për shoqërinë të jesh i ndryshëm, kush e ka të drejtën për të gjykuar tjetrin dhe nëse çdokush është po ai që duket. Ashtu si edhe romanet e saj të mëparshme sa magjepsës edhe të dhimbshëm, "Nëntëmbëdhjetë Minuta" pa dyshim të tërheq vëmendjen për problemet që ngre për t'u trajtuar dhe mënyrën se si kthejnë ngjarjet në fund të romanit.- Booklist Një zhvillim mjeshtëror karakteresh dhe një fund befasues... "Nëntëmbëdhjetë Minuta" është sa ngacmues aq edhe një hulumtim i kujdesshëm i popullaritetit, fuqisë dhe diferencave sociale që mund të na karakterizojnë në mënyra që ne nuk dëshirojmë.- Rocky Mountain News Picoult është një shkrimtare e rrallë e cila, libër pas libri, na prezanton një kombinim të suksesshëm të letërsisë dhe komercalizmit...
Reviews
Nuk u gjet asnjë koment