B22600
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ish-basketbollisti ndërkombëtar i Panathinaikos, Kostandin Sergo, ka takim me djalin e tij Aleksandro, por ky nuk vjen. Pak më vonë, Sergo merr një e-mail me figurën e një trekëndëshi varjeje - me shtatë shkronja dhe me hapësira boshe mes tyre - e njëjta lojë që luante me të birin kur ishte i vogël.
I frikësuar se kjo gjë nuk mund të jetë një rastësi dhe meqë nuk arrin ta gjejë asgjëkundi të birin, Sergo komunikon me policinë dhe kërkon që të flasë me të vetmin njeri që beson se mund ta ndihmojë: ai që me sa duket ka dërguar e-mailin, Petro Eleftheriadhi, polic në Departamentin e Vrasjeve.
Eleftheriadhi përpiqet që ta zgjidhë enigmën dhe të gjejë të birin e Sergos, por edhe për të mësuar se kush e ngatërroi vetë atë në këtë çështje. Por kur polici e gjen Aleksandron në çastet e fundit të jetës, brenda apartamentit të vet, Sergo merr në kompjuterin e tij një tjetër e-mail me katër skica: një qiri që shkrin, një shishe vere, një karafil dhe një kafkë e çuditshme. Eleftheriadhi kupton se zhdukja e Aleksandros ishte vetëm fillimi.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase