B18838
800 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Asnjë koleksion i letërsisë japoneze nuk është i plotë pa “Kokoro”, romanin e fundit të autorit Natsume Sõseki, të cilin e përfundoi para se të vdiste, në vitin 1916. “Kokoro” – që do të thotë “zemër” – është historia e një miqësie delikate dhe prekëse midis dy personazheve pa emër, një djaloshi të ri dhe një burri në moshë, të cilin ai e quan “Sensei”.
Në historinë e një miqësie të fortë midis një studenti të ri dhe një njeriu që ai e quan Sensei, Soseki shkruan për ndryshimin e qëndrimeve japoneze për nderin, dashurinë dhe detyrën. Rrethanat misterioze të jetës së Senseit bëhen të dukshme vetëm në momentin e vdekjes së tij, në një studim të shkëlqyer të urrejtjes dhe fajit.
I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t’ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve të studentit për ta kuptuar atë, si dhe ndryshimin e thellë kulturor nga njëri brez në tjetrin, gjë që e karakterizonte Japoninë e fillimeve të shekullit XX.

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase