B21909
700 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet '80, gjatë udhëtimit me trenin legjendar transsiberian nga Moska në Ulan Bator, Mongoli. Dy njerëz të huaj për njëri-tjetrin, janë të detyruar të ndajnë të njëjtën kabinë. Një intimitet i detyruar. Një vajzë studente finlandeze e urtë dhe e heshtur dhe një proletar rus i dhunshëm me një etje të pashtershme për vodkë dhe seks. Ai është një shovinist, misogjin, antisemit, i sprovuar me burgun dhe kampet e përqendrimit, por me pasion të pashteruar për jetën pas së cilës kapet nëpërmjet instinkteve për të mos rënë në boshllëkun që e rrethon. Shikon dështimin e ëndrrës sovjetike, që buron nga nëna e madhe Rusi, duke u rrekur ta mbrojë me dëshpërimin e një dashurie të humbur. Ajo është ende e tronditur nga kujtimet e të dashurit të saj moskovit, një student që bëri si i marrë për të mos shkuar të luftonte në Afganistan dhe u marros vërtet në atë çmendinë ku e mbyllën. Shpirti i kësaj toke pulson në hapësirat pa fund që përshkon treni, në fshatrat e shkatërruar nga degradimi dhe nga tajga plot borë, në qytetet e të internuarve dhe të shkencëtarëve, në mozaikun e identitetit dhe të popullit të një Siberie, në të cilin çdo gjë është në ekstrem. Me një realizëm të ashpër që ngjason me poezinë, Rosa Liksom tregon takimin midis dy fateve, midis botës mashkullore dhe femërore, por në radhë të parë udhëtimin në fundin e një perandorie që duket se shpërbëhet në shenjat e para të shkrirjes, në zemrën e një populli krenar por të zhgënjyer, të ashpër dhe sentimental, që jeton në nostalgjinë e përjetshme të kalimit nga e djeshmja tek e ardhmja, në ëndrrën e përhershme çehoviane: "në Moskë, në Moskë!"

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase