B20701
1.300 Lekë
(Përfshirë taksat)
Në gjendje
14 days return right
Dorëzimi
Opsionet e pagesës
Përparësitë tona
Gjeni të ngjashme

Përshkrimi

Është dimri i vitit 1959, në një shtëpi të mugët dhe të vjetër të Jeruzalemit. Aty, në kthinat e saj, fati
ka hedhur Shmuel Ashin, një student që e ka braktisur univeritetin dhe është braktisur nga e dashura, dhe që i duhet t’i bëjë shoqëri
dhe të kujdeset për të pamundshmin dhe të moshuarin, Gershom Vald. Por prania nëpër shtëpi e një gruaje të mistershme,
Atalias, e fut në emocione të reja studentin tonë. I zhytur në një romancë të re gati platonike, i ndikuar
nga prania e plakut të mençur e me teka dhe të “dead walking man”, siç thotë Oz për Abravanelin,
shkollarin e njohur izraelit, Shmueli nis t’i shkojë deri në fund teorive të tij mbi Krishterimin. A është Juda ai i pabesi
që na ka ofruar historia, apo njeriu, i cili, me “tradhëtinë” e tij prej tridhjetë asprash, i dha botës mundësinë të njohë Jezusin e vërtetë?
A është i përligjur persekutimi i përjetshëm i hebrenjve nën reminishencat e dikurshme të pabesisë së hebreut me emrin Judë? Kush
është Juda i vërtetë? Drita e qartësisë së rrëfimit të këtij libri, përmes një historie personale, familjare dhe qytetëse, na çon sërish në
zemër të brengës së Amos Oz: Izraeli dhe fati i tij, dashuria dhe urrejtja me të ngjashmin dhe banorin e së njëjtës shtëpi, palestinezin. Ky
roman ishte akti i fundit para lamtumirës së një prej paqebërësve më të mëdhenj që ka njohur bota.
“Me shtresime të shumta, provokues, me historinë e dashurisë sikur kristali në të, ky është një roman i modës së vjetër të ideve, por aq habitshëm
modern dhe bindës.” The Guardian

Reviews

Nuk u gjet asnjë koment

Ndoshta ju mund të jeni të interesuar
  • Produkte të ngjashme
  • Shikuar së fundi
 
 
Fast and high quality delivery

Our company makes delivery all over the country

Quality assurance and service

We offer only those goods, in which quality we are sure

Returns within 30 days

You have 30 days to test your purchase